Mirësevini në DRM Tirana të dhëna për mjedisin!

Habitati i Tiranes dhe menaxhimi i mbetjeve te ndryshme

Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m. Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dh- e perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtr- ihet mbi një zonë të rrafshët. Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit. Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është rreth 31 km²,- ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra. Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në gr- ykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm. 1. Llojet e mbetjeve që prodhohen në qytetin e Tiranë- s 1.1 Paketimi dhe ambalazhimi i produkteve Përparimi i shkences dhe teknologjise ka rezultuar qё nё treg tё kemi mallra tё paketuar dhe ambalazhuar nё madhёsi dhe forma tё ndryshm- e. Pas shfrytёzimit tё kёtyre mallrave tё gjitha paketimet dhe ambalazhet bёhen mbeturinё e pё- r pasoje rritet sasia e mbeturinave tё krijuara. Ky lloj i mbeturinёs nuk grumbullohet ose gru- mbullimi i saj ёshtё shumё i vogёl, kёshtu qё njё sasi e madhe e lёndeve sekondare humbet nga hedhja e paketimeve dhe ambalazheve nё kontejneret e mbeturinave komunale. 1.2 Letra Grum- bullimi i letrёs sё vjetёr dhe riciklimi i saj ёshtё i rёndёsishem pёr zvogёlimin e sasise sё mbeturinave, ruajtjen e resurseve natyrore, kursimin e energjise dhe zvogelimin e shpenzimeve. Nga letra qё grumbullohet prej kompanive, njё sasi shumё e vogёl e mbeturines riciklohet kurse pjesa me e madhe eksportohet jashtё vendit, ku ndёrrohet me lёndё tё parё ose shitet. Sasia tje- ter pёrfundon sё bashku me mbeturinat komunale 1.3 Metalet Metalet e ndryshme duke pёr- fshire edhe hekurishtet, janё mbeturina qё grumbulloh en nё mёnyre tё organizuar, kryesisht pёr pёrfitime ekonomike. Nga riciklimi i metaleve ruhen resurset natyrore, zvogёlohet sasia e mbeturinave dhe kursehet energjia elektrike. 1.4 Qelqi Mbeturinat e qelqit nuk ndahen nё burim dhe nuk riciklohen pёr shkak tё mungesёs sё tregut dhe tё impianteve. Grumbullimi, rip- ёrdorimi dhe riciklimi i tyre zvogёlon shfrytёzimin e resurseve natyrore, energjine, dhe ёshtё- mundёsi e mirё e hapjes sё vendeve tё reja tё punёs. 1.5 Plastika Plastika nuk mund tё zbёrthehet nё mёnyre tё natyrshme. Ajo ёshtё biologjikisht e pazberthyeshme. Periudha kohore e pёrdorimit tё materialeve nga plastika ёshtё e shkurter, por nga ana tjeter krijon probleme afa- tgjata pёr mjedisin. 1.6 Ambalazhi i substancave të rrezikshme Nё veprimtari tё ndrysh- me pёrdoren substanca tё cilat janё shumё tё rrezikshme pёr shёndetin e njeriut dhe mjedisin. Ambalazhet e kёtyre substancave janё tё shumta nё numёr, por atyre qё u duhet kushtuar kujdes i vecantё janё: ambalazhet e vajrave, ambalazhet e acideve dhe materieve tё tjera qё pёrdoren nё amviseri, shishet dhe paketimet e ambalazheve tё pesticideve tё shpenzuara, ambalazhet e bar- nave, ambalazhet e ngjyrave dhe yndyrave, ambalazhet e freoneve etj. 1.7 Mbeturinat e rrezik- shme Njё pjesё e konsiderueshme e kimikateve dhe substancave tё rrezikshme, shumica e tё cilave me origjinё nga ndёrmarrjet dhe uzinat qё tani e kanё ndёrprere (apo e kanё reduktuar) aktivitetin e tyre, ёshtё transportuar nё ambjentet e magazinave. Kjo ёshtё vetem njё zgjidhje e pёrkohshme, por gjithesesi mundёson ruajtjen e tyre nё kushte me tё mbyllura, shmang shpёrnda- rjen e tyre vend e pa vend duke minimizuar kontaktin me njerёzit dhe rrezikun qё ato mbartin. Por ndёrkohe mbetje tё tjera tё rrezikshme dhe kimikate janё akoma tё paizoluara dhe gjenden nё- ambjente industriale tё braktisura.